Romakëve 10:8-11
Romakëve 10:8-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por çfarë thotë, pra? Fjala është pranë teje, në gojën e në zemrën tënde. Kjo është fjala e besimit që ne predikojmë. Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh. Sepse njeriu beson me zemër dhe Perëndia e bën të drejtë, rrëfen me gojë dhe Perëndia e shpëton. Shkrimi thotë: kush beson në të, nuk do të turpërohet.
Romakëve 10:8-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po ç'thotë, pra? ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim, sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.