Romakëve 10:17-21
Romakëve 10:17-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit. Por unë pyes: Mos vallë nuk kanë dëgjuar ata? Patjetër që kanë dëgjuar: zëri i tyre u përhap në të gjithë tokën dhe fjalët e tyre deri në skajet e botës. Përsëri pyes: Mos vallë nuk kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: unë do t'ju bëj të keni zili një komb që nuk është fare komb; do t'ju bëj të zemëroheni me një komb të pamend. Isaia pati guximin të thotë: ata që nuk më kërkonin, më gjetën; iu shfaqa atyre që nuk më kërkonin. Por për Izraelin ai thotë: gjithë ditën i shtriva dorën një populli të pabindur e kundërshtues.
Romakëve 10:17-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. Por unë them: Mos nuk dëgjuan? Madje, ''Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës''. Por unë them: ''Mos nuk e kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: ''Unë do t'ju shtie në xhelozi me një komb që s'është fare komb; do t'ju bëj të zemëroheni me anë të një kombi të marrë''. Dhe Isaia me guxim thotë: ''Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua''. Por lidhur me Izraelin ai thotë: ''Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt një populli të pabindur dhe kundërthënës''.