Romakëve 10:12-17
Romakëve 10:12-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sepse nuk ka dallim ndërmjet judeut e helenit: Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe është zemërgjerë me të gjithë ata që e thërrasin emrin e tij. Sepse: kush thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet. Por, si do ta thërrasin atë të cilit nuk i besuan? Dhe si mund t'i besojnë atij për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë nëse nuk ka njeri t'u predikojë? Dhe si mund të predikojnë nëse nuk janë dërguar? Sikurse është shkruar: sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin lajme të mira ! Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. Isaia thotë: o Zot, kush i besoi lajmit tonë? Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit.
Romakëve 10:12-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse nuk ka dallim në mes judeut dhe grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin. Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''. Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s'ka kush predikon? Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ''Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!''. Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: ''O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?''. Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.