Zbulesa 6:9-11
Zbulesa 6:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur theu vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin vrarë për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë që kishin dhënë. Ata thirrën me zë të lartë: «Deri kur, o Sundues i shenjtë dhe i vërtetë, do të presësh për të gjykuar e për të marrë shpagim për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi tokë?». Secilit prej tyre iu dha nga një rrobë e bardhë dhe iu tha të presin edhe pak kohë, derisa të plotësohej numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve që do të vriteshin si ata.
Zbulesa 6:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin; dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: ''Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?''. Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, derisa të plotësohej numri edhe i bashkëshërbëtorëve të tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata.