Zbulesa 22:2-4
Zbulesa 22:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në mes të sheshit të qytetit, në të dyja anët e lumit ishte pema e jetës, që jep dymbëdhjetë fryte, nga një në çdo muaj, ndërsa gjethet e saj shërbejnë për shërimin e kombeve. Nuk do të ketë më asnjë mallkim, por atje do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit dhe shërbëtorët e tij do ta adhurojnë. Do të shohin fytyrën e Perëndisë dhe emrin e tij do ta kenë të shkruar në ballë.
Zbulesa 22:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr çdo muaj një frutë; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve. Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t'i shërbejnë; ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.