Zbulesa 11:15-17
Zbulesa 11:15-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
I ra trumbetës engjëlli i shtatë. Atëherë në qiell u dëgjuan zëra të lartë që thoshin: «Mbretërimi i botës i përket Zotit tonë dhe Krishtit të tij, ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve». Njëzet e katër pleqtë që qëndronin të ulur nëpër frone para Perëndisë, ranë me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë kështu: «Të falënderojmë, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm, që je e që ishe, sepse e more në dorë fuqinë tënde të madhe dhe mbretëron.
Zbulesa 11:15-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshin: ''Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve''. Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë, duke thënë: ''Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishëm, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.