Zbulesa 1:4-8
Zbulesa 1:4-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjoni u shkruan shtatë kishave që ndodhen në Azi: qoftë me ju hiri e paqja nga Perëndia, që është, që ishte e që po vjen; nga shtatë shpirtrat, që janë para fronit të tij, dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari, besniku, i pari i ngjallur prej të vdekurve e prijësi i mbretërve të tokës. Ai na deshi, na çliroi nga mëkatet tona me gjakun e tij e na bëri mbretëri priftërinjsh të Perëndisë e Atit. Atij i qoftë lavdia e pushteti, në shekuj të shekujve! Amen! Ja, ai vjen me retë! Të gjithë do ta shohin, edhe ata që e shpuan me heshtë. Gjithë fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen! «Unë jam Alfa dhe Omega», thotë Zoti Perëndi, i gjithëpushtetshmi, ai që është, që ishte e që po vjen.
Zbulesa 1:4-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij, dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut. Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen. Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen. ''Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi'', thotë Zoti ''që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi''.