Psalmet 98:4-9
Psalmet 98:4-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të brohorasë për ZOTIN mbarë toka, buçisni nga gëzimi, ngazëlleni e këndoni! Këndojini ZOTIT me harpë, me harpë e me tingullin e këngës, me trumbetë e me tingullin e bririt, brohoritni para ZOTIT, mbretit. Le të ushtojë deti e gjithçka në të, bota e gjithë banorët e saj. Lumenjtë le të duartrokasin, malet nga gëzimi tok le të buçasin, para ZOTIT, se po vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi e popujt me paanësi.
Psalmet 98:4-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Brohorini për Zotinë, gjithë dheu; gëzohi, e këndoni, e psallni. Psallni Zotit me qitharë, me qitharë e me za psallme. Bashkë me pipëzë bredhi, edhe me za pipëzë brini, brohorini përpara Zotit Mbëret. Le të gjimojë deti, edhe të mbushunit’ e ati, bota, edhe ata qi rrinë nd’ate. Lumënate le të përpiekinë duertë, maletë le të gëzohenë bashkë, prei faqesë Zotit, se vien me gjukuem dhenë; ka me gjukuem botënë me ligjë, edhe popujtë me dreitëni.
Psalmet 98:4-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde. Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës. Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit. Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj. Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.