Psalmet 94:17-19
Psalmet 94:17-19 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Se ndë mos më kishte pasë ndifunë Zoti, për pak gja shpirti em do të kishte pasë ndenjunë ndë vend të pushimit. Kur thoshiem: Rrëshqiti kamba eme, përdëllimi yt, o Zot, më ndifte. Kur vritshiem mendëjenë me vetëhe, ngushullimet’ e tu gëzuenë zemërënë t’eme.
Psalmet 94:17-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po të mos më kishte ndihmuar ZOTI, për pak do të banoja në vendin e heshtjes. Kur thashë: «Po më rrëshqet këmba!», më mbajti mirësia jote, o ZOT. Kur përbrenda më mbytin shqetësimet, ma gëzojnë shpirtin ngushëllimet e tua.
Psalmet 94:17-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes. Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur. Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.