Psalmet 9:1-10
Psalmet 9:1-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me të lavduruem me gjithë zemrënë t’eme, o Zot, kam me treguem gjithë mërekullit e tua. Kam me gëzuem e me u gazmuem për tyi, kam me psallunë për emninë tand, o i Naltë. Kur të këthehenë mbrapa anëmiqt’ e mi, kanë me ranë, edhe kanë me u bierrë përpara sysh tu. Se ti bane gjyqinë t’em edhe të dreitënë t’eme, ndenje mbë shkamp tue gjukuem me dreitëni. Qirtove kombetë, prishe të pa-besinë, shove emënin’ e atyneve ndë jetët të jetësë. O anëmik, të shkretuemetë pushuenë për kur-do, edhe rrenove qytetetë; të përmendunit’ e atyneve hupi bashkë me ata. Por Zoti mbet për gjithë jetënë, bani gati shkambin’ e vet për gjyq. Edhe ai ka me gjukuem botënë me dreitëni, ka me gjukuem popujtë me të dreitë. Edhe Zoti ka me qenunë mpështetëje te i nevojëshimi, mpështetëje ndë kohë të shtrëngimit. Edhe ata qi ngjofin emninë tand kanë me shpëryem mbë tyi, se s’hoqe dorë prei atyneve qi të kërkojën’, o Zot.
Psalmet 9:1-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të përlëvdoj me gjithë zemër, o ZOT, dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej. Me ty gëzohem e ngazëllohem dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë! Kur tërhiqen pas, armiqtë e mi pengohen e zhduken nga prania jote. Se ti i dhe të drejtë çështjes sime, i ulur në fron si gjykatës i drejtë. Kombet i qortove, të paudhët i shkatërrove dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive. Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë; qyteteve u vure plojën, askush nuk i kujton. Por ZOTI qëndron përjetë, e ka gatitur fronin për gjykim. Botën do ta gjykojë me drejtësi e popujt me paanësi. ZOTI është strehë për të shtypurit, strehë në kohë të vështira.
Psalmet 9:1-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua. Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti. Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje. Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë. Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre përgjithnjë. Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi. Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi. Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice. Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.