Psalmet 85:9-11
Psalmet 85:9-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Por ngjat atyneve qi kanë frikë ate ashtë shpëtimi i ati, qi të rrijë lavdi ndë dhet t’anë. Përdëllimi edhe e vërteta hasnë bashkë, dreitënia e paqtimi u banë miq. E vërteta ka me lemë prei dheut, edhe dreitënia ka me u kurrusunë prei qiellit.
Psalmet 85:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do të dëgjoj se ç'thotë ZOTI Perëndi. Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi. Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë. Mirësia dhe e vërteta u puqën, drejtësia dhe paqja u puthën.
Psalmet 85:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë. Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën. E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.