Psalmet 85:1-6
Psalmet 85:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Të pëlqeu dheu yt, o Zot, këtheve Iakobinë prei robënisë. I fale paudhënitë popullit t’yt, mbulove gjithë fajet’ e atyneve. Selah. Pushove gjithë zemëriminë tand, u këtheve prei mënisë zemërimit t’yt. Këthe-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, edhe këthe zemëriminë tand prei nesh. Mos ke me qenunë kur-do zemëruem mbë ne? Apor ke me shtrimë zemëriminë tand bres mbas brezi? Nukë do të këthehesh me na dhanë jetë, qi të gëzohetë populli yt për tyi?
Psalmet 85:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Tokën tënde e ke për zemër, o ZOT, Jakobin prej robërisë e ktheve. Paudhësinë popullit ia fale, të gjitha mëkatet ia mbulove. selah Furinë tënde e fashite krejt, prej zemërimit tënd dorë hoqe. Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, jepi fund mërisë sate kundër nesh. Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne? Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
Psalmet 85:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria. Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela) Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë. Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh. A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi? A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?