Psalmet 81:10-12
Psalmet 81:10-12 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Unë jam Zoti Perëndia yt, qi të nxora prei dheut Misirit, sgjano gojënë tande, edhe kam me ta mbushunë. Por populli em nukë ndigjoi zaninë t’em, edhe Israeli s’më mbaiti vesh. Përandai i dhashë ata ndër dëshërimet të zemërës’ atyne, edhe ecnë ndër këshillet të veta.
Psalmet 81:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk do të ketë te ti perëndi tjetër, para asnjë perëndie të huaj nuk do të përkulesh. Unë jam ZOTI, Perëndia yt, unë të nxora prej tokës së Egjiptit, hape gojën e do të ta mbush. Por populli im nuk ma dëgjoi zërin, Izraeli nuk më vuri vesh.
Psalmet 81:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush. Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur. Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.