Psalmet 78:2-4
Psalmet 78:2-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me hapunë gojënë t’eme ndë parabullë, kam me folunë fjalë të errëta çë ndë krye të herësë. Sa ndigjuem e ngjoftëm, edhe na treguen’ atenitë t’anë. S’kemi me i pshefunë prei dielmvet atyne ndë tietërë bres, tue diftuem lavdurimet’ e Zotit, edhe fuqin’ e ati, edhe mërekullit e ati, qi bani.
Psalmet 78:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gojën do të hap e do të flas me shëmbëlltyra, do të tregoj të fshehta nga e shkuara. I kemi dëgjuar e i kemi ditur, etërit tanë na i kanë treguar. Nuk do t'ua mbajmë të fshehta bijve të tyre, brezit të ardhshëm do t'ua tregojmë, veprat e lavdishme dhe fuqinë e ZOTIT, mrekullitë që ai bëri.
Psalmet 78:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta. Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar, nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.