Psalmet 73:25-28
Psalmet 73:25-28 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ke kam ndë qiell? Edhe mbë dhet s’due tietërë veç teje. S’më mbeti mish e zemërë, Perëndia ashtë fuqia e zemrësë s’eme, edhe piesa eme për gjithë jetënë. Sepse qe te kanë me u vdierrë ata qi largohenë prei teje, ti rrenove gjith’ ataqi dalinë jashtë udhësë s’ate tue kurvënuem. Por për mue, të ngjitunitë mbas Perëndisë asht’ e mira eme, vuna shpëresënë t’eme mbë Zotinë Perëndinë, për me diftuem gjithë punët’ e tua.
Psalmet 73:25-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kë tjetër kam unë në qiell? Veç teje, mbi tokë, s'dua tjetër. Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim. Ja, ata që janë larg teje do të shfarosen, ti i zhbin të gjithë ata që të tradhtojnë. Por për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë, të kërkoj strehë te ZOTI, Zoti im, për t'i shpallur të gjitha veprat e tij.
Psalmet 73:25-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi. Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje. Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.