Psalmet 73:1-5
Psalmet 73:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Sa i mirë ashtë Perëndia ndë Israel, te zemërë-këthiellëtitë. Por mue për pak m’u tuntnë kambëtë; për pakëzë më rrëshqitnë hapatë. Se pata zmir të marrëtë, tue pamë mbarësin’ e të këqivet. Se s’kanë mundime ndë vdekët t’atyneve, por fuqia e atyneve asht’ e fortë. Nukë janë ndër mundime njerëzish, as vishkullohenë bashkë me njerës.
Psalmet 73:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sa i mirë është Perëndia për Izraelin, për ata që e kanë zemrën të pastër! E mua gati m'u morën këmbët, për pak m'u ngatërruan hapat. Lakmi i pata mburravecët, kur pashë mirëqenien e të paudhëve. Nuk kanë dhimbje deri në vdekje, barkun e kanë tërë dhjamë. Nuk vuajnë si vdekatarët e tjerë, nuk mundohen si njerëzit e tjerë.
Psalmet 73:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra. Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin. Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqenien e njerëzve të këqij. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë. Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.