Psalmet 71:1-5
Psalmet 71:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Shpëreva mbë tyi, o Zot: mos u turpënofsha kurrë. Për dreitëninë tande shpëto-më, edhe liro-më; ul veshinë tand tek unë, edhe shpëtomë. Ban-m’u gur për të ndenjunë, qi të mpshtetem atie përherë; ti urdhënove të më shpëtojsh, se ti je guri em edhe kasteli em. O Perëndia em, shpëto-më prei dorësë të pa-besit,edhe prei dorësë të paudhit edhe të shtrembëtit. Se tije pritëja eme, o Zot Perëndi, shpëresa eme çë prei dielmënisë s’eme.
Psalmet 71:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Te ti, o ZOT, kërkova strehë, mos lejo të turpërohem asnjëherë. Sipas drejtësisë sate shpëtomë e çliromë, prire veshin drejt meje e shpëtomë. Bëhu për mua shkëmbi, ku gjej përherë strehim. Ti ke urdhëruar shpëtimin tim, se ti je shkëmbi dhe fortesa ime. O Perëndia im, shpëtomë nga dora e të paudhit, nga kthetra e keqbërësit dhe e shtypësit. Se ti, o ZOT, je shpresa ime, te ti, o Zot, kam besim që në rini.
Psalmet 71:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë. Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto. Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime. Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën. Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.