Psalmet 69:13-15
Psalmet 69:13-15 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Por unë dërgoj të falunitë t’em te ti, o Zot, kohë pëlqimi ashtë, o Perëndi, për të shumën’ e përdëllinit t’yt ndëgjo-më, edhe për të vërtetën’ e shpëtesësë s’ate. Shpëto-më prei baltet, qi të mos zhytem, shpëtofsha prei atyne qi më kanë mëni, edhe prei thellësinavet ujënavet. Mos më mbuloftë të rriedhunit’ e ujënavet, as mos më përpiftë thellësina, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e vet mbi mue.
Psalmet 69:13-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Më përgojuan ata që rrinë portave, pijanecët më bënë këngë. Por unë lutjen time ta drejtoj ty, o ZOT, në kohën e duhur, në mirësinë tënde të madhe, përgjigjmu, o Perëndi, e më jep shpëtimin tënd të vërtetë. Nxirrmë nga balta, që të mos fundosem, çliromë prej atyre që më urrejnë e prej ujërave të thella.
Psalmet 69:13-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar. Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella. Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.