Psalmet 66:5-7
Psalmet 66:5-7 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Eni e shifni punët’ e Perëndisë: asht’ i frikëshim mbë punët te të bijt’ e njerëzëvet. Bani detinë dhe të thatë, shkuenë luminë mbë kambë, atie u gëzuenë për atë. Me anë të fuqisë së vet zotënon për gjithë jetënë; syt’ e ati shikojënë kombetë, krye-ngritunitë mos naltofshinë vetëvetëhenë. Selah.
Psalmet 66:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ejani e shihni ç'ka bërë Perëndia, sa i mrekullueshëm është kur vepron për njerëzit. Detin e shndërroi në tokë të thatë, lumin e kaluan në këmbë, prandaj le të gëzojmë në të. Ai sundon në amshim me fuqinë e tij, sytë e tij vëzhgojnë kombet, kryeneçët të mos krenohen. selah
Psalmet 66:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve. Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të. Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)