Psalmet 66:16-20
Psalmet 66:16-20 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Eni e ndëgjoni, gjithë ju qi keni frikë Perëndinë, edhe kam me treguem sa i bani shpirtit t’em. Bërtita tek ai me gojët t’eme, edhe ai u naltue me gjuhët t’eme. Ndë shifshiem të shtrembëtë ndë zemërë t’eme, Zoti s’kishte me më gjegjunë, përandai Perëndia më ndëgjoi, mbaiti vesh zanit lutëjesë s’eme. Qoftë bekuem Perëndia, qi s’largoi të falunitë t’em, edhe përdëllimin’ e vet prei meje.
Psalmet 66:16-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ejani e dëgjoni të gjithë ju që Perëndinë druani, do t'ju tregoj ç'bëri për mua. Atij i thirra me gojën time, me gjuhën time e madhërova. Po të kisha ligësi në zemrën time, Zoti nuk do të më dëgjonte. Por Perëndia më dëgjoi dhe e mbajti vesh lutjen time. Bekuar qoftë Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time e as nga mirësia e tij nuk hoqi dorë.
Psalmet 66:16-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trembeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim. I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time. Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar. Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime. Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.