Psalmet 65:5-8
Psalmet 65:5-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Prei punës frikëshime me dreitëni, ke me na u përgjegjunë, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe atyne qi janë lark ndë det; ti qi forcon maletë me fuqinë tande, qi je ngjeshunë me fuqi; ti qi pushon zanin e detit, zanin’ e valëvet ati, edhe të bërtitunit’ e popujvet. Edhe ata qi rrinë nd’ato anët përtej, druejënë shenjet e tua.
Psalmet 65:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum njeriu që ti zgjedh dhe e afron! Ai do të banojë në oborret e tua. Do të kënaqemi me mirësinë e shtëpisë sate, me tempullin tënd të shenjtë. Na përgjigjesh me mrekulli e drejtësi, o Perëndi, shpëtimtari ynë, shpresa e mbarë skajeve të tokës dhe e deteve të largët. Ti i ngul malet me fuqinë tënde, i ngjeshur me pushtet. Ti fashit tërbimin e deteve, ulërimën e valëve të tyre dhe trazirat e popujve.
Psalmet 65:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta. Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë. Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve. Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.