Psalmet 65:2-5
Psalmet 65:2-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ty, o Perëndi, të përket lavdia në Sion dhe për ty do të mbahet betimi. Te ti, që dëgjon çdo lutje, do të vijë çdo krijesë. Paudhësitë ngadhënjyen mbi ne, por ti na i fal shkeljet. Lum njeriu që ti zgjedh dhe e afron! Ai do të banojë në oborret e tua. Do të kënaqemi me mirësinë e shtëpisë sate, me tempullin tënd të shenjtë.
Psalmet 65:2-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
O ti qi ndëgjon të falunë, te ti ka me ardhunë qishdo mish. Fjalët e të pa-udhëvet duelnë ma të forta kundrë meje, ti ke me qiruem pa-udhënitë t’ona. Lum ai qi sgjodhe, edhe e more me vetëhe, qi të rrijë ndë oborret e tu; kemi me u ngimë me të mirat e shtëpisë s’ate, të shenjtënuemit tempullit t’yt. Prei punës frikëshime me dreitëni, ke me na u përgjegjunë, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe atyne qi janë lark ndë det
Psalmet 65:2-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë. Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona. Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd. Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.