Psalmet 63:1-6
Psalmet 63:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
O Perendi, ti je Perëndia em, çë ndë nadie po të kërkoj, shpirti em ka et për tyi, mishi em ka mall për tyi ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë, qi të shof fuqinë tande edhe lavdinë tande, sikurse të pashë ndë vend të shenjtënuem. Se përdëllimi yt ashtë ma i mirë se jeta, buzët’ e mia kanë me të lavduruem. Kështu kam me të bekuem ndë jetët t’eme, mb’emënit tand kam me ngritunë duert’ e mia. Shpirti em ka me u ngimë porsi prei të maimi e prei dhiami, edhe goja eme ka me të lavduruem me buzë gëzimi, kur të kujtoj ndë shtrat t’em, tyi të shkoj ndër mend për gjithë horet’ e natësë.
Psalmet 63:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj. Për ty ka etje shpirti im, ty të dëshiron trupi im në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë. Në shenjtërore erdha e të sodita, pashë fuqinë e lavdinë tënde. Mirësia jote është më e mirë se jeta, buzët e mia do të të lavdërojnë. Do të të bekoj gjithë jetën time, duart do t'i ngre në emrin tënd. Do të ngihem me gjithë të mirat, goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.
Psalmet 63:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde. Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë. Kështu do të të bekoj derisa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia. Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.