Psalmet 61:1-4
Psalmet 61:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time. Të thërras nga skaji i tokës, se më ka lëshuar zemra. Më pri drejt shkëmbit, që ngrihet më lart se unë. Se ti ke qenë streha ime, kështjellë e fortë përballë armikut.
Psalmet 61:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ndëgjo klithmënë t’eme, o Perëndi, ven’-i vesh të falunit t’em. Kam me thirrunë mbë tyi prei anëvet dheut, kur të fiketë zemëra eme, hiq-më udhënë ndë gur, qi ashtë fort i naltë për mue. Se ti m’u banë mpshtetëje, pyrk i fortë përpara anëmikut. Kam me ndenjunë përherë ndë tendët tande, kam me hymë ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Selah.
Psalmet 61:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time. Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë, sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut. Unë do të banoj në çadrën tënde përgjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)