Psalmet 60:6-12
Psalmet 60:6-12 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Perëndia foli ndë vend të shenjtënuemin’ e vet: Kam me u gëzuem, kam me damë Syhemënë, edhe kam me matunë gropësinën’ e Sokhothësë. Emi ashtë Gallaadi, edhe emi ashtë Manasseu; Efraimi ashtë fuqia e kresë s’eme, Iuda ashtë ligjë-vumësi em, Moabi ashtë legen’ i të lamit t’em, mbi Edominë kam me hedhunë këpucënë t’eme, brohori për mue, o Palestinë. Kush ka me më prumë ndë qytet me mure të fortë? A kush ka me më hequn’ udhënë deri ndë Edom? As por jo ti, o Perëndi, qi na hodhe tej? Edhe s’ke me dalunë bashkë me ushtëriat tona, o Perëndi. Ep-na ndifmëtë shpëtoimë prei shtrëngimit, sepse shpëtimi prei njeriut asht i kotë. Me anë të Perëndisë kemi me bamë trimëni, edhe ai ka shkelun’ anëmiqtë tanë.
Psalmet 60:6-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë, që të ikin larg sulmit të shigjetës. selah Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona, që ta fitojnë lirinë ata që të duan. Perëndia foli në shenjtëroren e tij: «Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin, luginën e Sukotit do ta mat. Imi është Gileadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im. Moabi legeni ku lahem, në Edom i hedh sandalet, o Filiste, brohorit për mua». Kush do të më çojë deri në fortesë? Kush do të më prijë deri në Edom? A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë, ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
Psalmet 60:6-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im; Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen tim; mbi filistenjtë do të ngre britma fitoreje". Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.