Psalmet 59:16-17
Psalmet 59:16-17 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Por unë kam me kënduempër fuqinë tande, edhe ndë nadie kam me lavduruem me gëzim përdëlliminë tand, se m’u bane ndifmës, edhe mpshtetëje ndë ditë të shtrëngimit t’em. O fuqia eme, kam me psallunë për tyi, se ti, o Perëndi,je ndifmësi em, Perëndia i përdëllimit t’em.
Psalmet 59:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Hapërdahen për të gjetur ushqim e, kur nuk ngopen, kuisin tërë natën. Por unë do t'i këndoj fuqisë sate, që në mëngjes do të brohoras për mirësinë tënde, se në ditën e fatkeqësisë sime, ti ke qenë streha e mburoja ime.
Psalmet 59:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë. O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.