Psalmet 55:12-14
Psalmet 55:12-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E ka pushtuar dinakëria, dhuna e mashtrimi nuk kanë të sosur udhëve të tij. Po të më poshtëronte armiku, do të duroja, po të ngrihej kundër meje ai që më urren, do t'i fshihesha. Por je ti, njeriu i sërës sime, miku e i njohuri im.
Psalmet 55:12-14 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Se të më pasëke shamë anëmiku, do ta kishiem duruem, edhe t’u ngritëkeshe kundrë meje ai qi më ka mëni, do t’ishiem mpëshefunë prei ati, por ishie ti, o njeri, qi je porsi unë, udhë-hiekësi em, edhe i ngjofuni em, qi flitshim bashkë ambëlë, vijshim bashkë me shoqëni ndë shtëpi të Perëndisë.
Psalmet 55:12-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij. Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë. Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.