Psalmet 55:1-10
Psalmet 55:1-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëri vesh lutjes sime, o Perëndi, përgjërimit tim mos iu fshih. Dëgjomë e m'u përgjigj. Përpëlitem i hidhëruar e gulçoj, prej britmës së armikut, prej shtypjes së të paudhit. Kanë sjellë fatkeqësi mbi mua, tërë zemërim më sulmojnë. Zemra më dridhet përbrenda, tmerret e vdekjes më kanë pushtuar. Frika e tmerri më kanë kapur, ngjethem i tëri. E thashë: «Kush do të më japë krahë si të pëllumbit, që të fluturoj larg e të gjej prehje? Ja, larg do të degdisesha, në shkretëtirë do të banoja. selah Do të gjeja shpejt një vend strehimi, nga era e furishme e nga stuhia». Pështjelloji, o Zot, dhe përçaji gjuhët e tyre, se shoh dhunë e grindje në qytet.
Psalmet 55:1-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Mba-i vesh të falunit t’em, o Perëndi, edhe mos këthe sytë mbënjanë prei lutëjesë s’eme. Ki-më kujdes, edhe ndëgjo-më: idhënohem ndë mendim t’em, edhe tundem, prei zanit anëmikut, edhe prei shtrëngimit të pa-besit, se hedhinë pa-udhëni mbi mue, edhe më marrinë mëni me zemërim. Më dridhetë zemëra përmbrenda meje, edhe më muer frikë vdeke. Më erdhi frikë e të dredhunë, edhe më mbuloi tëmer. Edhe thashë: Kush të më epte fletë porsi të pullumbit! Do të fluturoishiem e të prahesh. Qe te do të largohesh tue ikunë, do të shkoishiem kohënë ndë shkretit. Selah. Do të ikëshiem me nxitim prei erësë fortë, e prei thëllimit. Mbyt ata, o Zot, dai gjuhënat’ e atyne, se pashë shtrëngim e të britunë ndë qytet. Dit’ e natë kërkojënë muret’ e asai; edhe pa-udhëni e të shamë ashtë ndë miedis t’asai
Psalmet 55:1-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time. Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj, për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës. Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua. Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur. Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje. Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela) Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna". Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet. Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.