Psalmet 51:7-12
Psalmet 51:7-12 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Stërpik-më me hyssop, edhe kam me u qiruem, lai-më, edhe kam me u bamë ma i bardhë se bora. Ban-më me ndëgjuem gëzim e gazmend, qi të gëzohen’ eshtënat’ e thyeme. Këthe mbënjanë faqenë tande prei fajevet mi, edhe shuei gjithë pa-udhënit’ e mia. Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë. Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë. Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte.
Psalmet 51:7-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, unë linda në paudhësi, në mëkat më ngjizi ime më. Ti e do të vërtetën në brendinë e qenies, ndaj bëmë të njoh urtinë në thellësitë e mia. Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër, lamë e do të jem më i bardhë se dëbora. Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove. Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur.
Psalmet 51:7-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora. Bëj që të ndiej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato. Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës.