Psalmet 51:2-4
Psalmet 51:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, në mirësinë tënde, në dhembshurinë tënde të madhe, fshiji paudhësitë e mia. Lamë tërësisht prej fajit tim, prej mëkatit tim pastromë.
Psalmet 51:2-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lai-më tepërë prei pa-udhënisë s’eme, edhe qiro-më prei fajit t’em. Se unë ngjof pa-udhënit’ e mia, edhe faji em ashtë përpara meje kurdo. Mbë tyi, vetëmë mbë tyi fëjeva, edhe bana të keqenë përpara teje, qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu.
Psalmet 51:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im, Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.