Psalmet 51:13-17
Psalmet 51:13-17 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti. Shpëto-më prei gjaknash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’em, edhe gjuha eme ka me u gëzuem tue kënduem për dreitëninë tande. Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja eme ka me dëftyem lavdiminë tand. Se, të dashëkeshe kurban, do të kishiem prumë, por kurbane gjithë-dieguna nukë të pëlqejënë. Kurban’ i Perëndisë ashtë frym’ e thyeme, zemërën’ e thyeme edhe të përvume s’ke me e hedhunë tej, o Perëndi.
Psalmet 51:13-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë. Kthema gëzimin e shpëtimit tënd dhe kalit në mua një shpirt vullnetmirë. Do t'u mësoj ligjshkelësve udhët e tua e mëkatarët do të kthehen te ti. Shpëtomë nga gjakderdhja, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të brohorasë për drejtësinë tënde. O ZOT, hapi buzët e mia e goja ime do të shpallë lavdinë tënde.
Psalmet 51:13-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje. Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd. Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as holokausti. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.