Psalmet 51:10-13
Psalmet 51:10-13 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë. Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë. Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte. Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti.
Psalmet 51:10-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove. Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur. Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë.
Psalmet 51:10-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.