Psalmet 50:1-6
Psalmet 50:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Perëndia i perëndinavet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, kah të lemit’ e diellit, deri ndë të perënduemit ati. Perëndia u duk kah Siona, qi ashtë balli i bukurisë. Perëndia ynë ka me ardhunë, edhe s’ka me pushuem; ka me u diegunë ziarrm përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati. Ka me thërritunë qilltë së siprëmi, edhe dhenë, për me gjykuem popullin’ e vet. Më përmbëllithni të dreitët’ e mi, të cillëtë banë dhiatë me mue mbi kurbane. Edhe qilltë kanë me dhanë za për dreitënin’ e ati, se Perëndia vetë ashtë gjyqtar. Selah.
Psalmet 50:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Perëndia, ZOTI Perëndi, foli, tokën mbarë mblodhi nga lindja në perëndim të diellit. Prej Sionit, bukurisë së përkryer, Perëndia shkëlqeu. Perëndia ynë po vjen e nuk do të heshtë, i paraprin zjarri që përpin, përreth tij thëllimi i tërbuar. Thërret qiejt prej së larti bashkë me tokën, për të gjykuar popullin e tij: «Mblidhuni tek unë, o besnikë, ju që me fli besëlidhjen me mua lidhët». Qiejt shpallin drejtësinë e tij, se gjykatës është vetë Perëndia. selah
Psalmet 50:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim. Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen. Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe. Ai do të thërresë qiejt nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij, dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit". Dhe qiejt do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)