Psalmet 47:1-9
Psalmet 47:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj, brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi. Se ZOTI, i Tejlarti, është i tmerrshëm, mbret i madh mbi tokën mbarë. Popujt i vë nën sundimin tonë, kombet nën këmbët tona. Ai na e zgjodhi trashëgiminë, lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi. selah Lartohet Perëndia mes brohoritjeve, ZOTI mes tingujve të bririt. Këndojini Perëndisë, këndojini! Këndojini mbretit tonë, këndojini! Perëndia është mbreti i mbarë tokës, këndojini, pra, një himn! Perëndia mbretëron mbi kombet, Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.
Psalmet 47:1-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Përpiqni duertë, gjithë popujtë: brohorini për Perëndinë me za gëzimi. Se Zoti asht’ i naltë, i frikshim, mbëret i math mbë gjithë dhenë. Vuni ndënë ne popuj, edhe kombe ndënë kambët t’ona. Sgjodhi për ne trashigiminë t’anë bukurin’ e Iakobit, të cillin’ e deshi. Selah. Perëndia hypi me brohori, Zoti me za trumpete. Psallni Perëndisë, psallni; psallni mbëretit t’ynë, psallni. Se Perëndia ashtë mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urti. Perëndia mbëretënon mbi kombet, Perëndia rri ndë shkamp të shenjtënisë vet. Urdhënarët’ e popujvet u mbëlothnë bashkë me popullin’ e Perëndisë Abrahamit, sepse mburonjat e dheut janë të Perëndisë: u naltue fort.
Psalmet 47:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi. Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun. Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona. Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela) Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive. Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde! Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë. Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.