Psalmet 46:9-11
Psalmet 46:9-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Pushon luftënatë deri ndë anët të dheut, thyen hark, e copëton shtizë, diek qerre ndë ziarrm. Pushoni, e ngjifni, se unë jam Perëndia, kam me u naltuem ndër kombet, kam me u naltuem ndë dhet. Zoti i fuqivet ashtë bashkë me ne, Perëndia i Iakobit ashtë mpshtetëje e naltë për ne. Selah.
Psalmet 46:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ejani e shihni veprat e ZOTIT, ai urdhëroi mjerime mbi tokë. Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg. Ndaluni dhe dijeni se unë jam Perëndi. I lartë përmbi kombe, i lartë përmbi tokë.
Psalmet 46:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr. Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)