Psalmet 43:1-5
Psalmet 43:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Gjyko-më, o Perëndi, edhe ban gjyqinë t’em kundrë nji kombi të pa-udhë, shpëto-më prei njeriu gënjeshtar edhe të pa-udhë. Se ti je Perëndia i fuqisë s’eme, përse më hodhe tej? Përse ecij i vranëtë prei shtrëngimit anëmikut? Dërgo dritënë tande edhe të vërtetënë tande, ato le të më hiekin udhënë, le të më siellinë ndë mal të shenjtënisë s’ate, edhe ndë tendat të tua. Atëherë kam me hymë ndë theroren’ e Perëndisë, te Perëndia, gëzimi i gëzimit t’em, edhe kam me të lavduruem me qitharë, o Perëndi, Perëndia em. Përseje i idhënutë, o shpirti em? Edhe përse përzihe përmbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se kam me e lavduruem edhe ma, ai ashtë shpëtesa e faqesë s’eme, edhe Perëndia em.
Psalmet 43:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jepmë të drejtë, o Perëndi, çështjen time mbroje para një kombi të pabesë dhe prej njeriut mashtrues e dinak çliromë. Se ti je Perëndia ku gjej strehë, përse më ke hedhur tej? Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut? Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde, që të më prijnë, që në malin tënd të shenjtë të më çojnë, në vendin e banesës sate. Do të shkoj tek altari i Perëndisë, te Perëndia i gëzimit e i ngazëllimit tim. Me lirë do të të falënderoj, o Perëndi, Perëndia im. Përse lëngon, o shpirti im? Përse gulçon brenda meje? Shpreso te Perëndia, se do ta përlëvdoj sërish. Ai është shpëtimtari im dhe Perëndia im.
Psalmet 43:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig. Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut? Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate. Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im. Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.