Psalmet 42:3-5
Psalmet 42:3-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lott’ e mi m’u banë bukë dit’ e natë, kur më thonë për ditë: Ku ashtë Perëndia yt? Këto mendova, edhe derdha shpirtinë t’em përmbrenda meje, se shkoishiem bashkë me gjindëjenë, edhe ecëshiem bashkë me atë, deri ndë shtëpit të Perëndisë, me za gëzimi e lavdurimi, bashkë me gjindëjenë qi festojënë. Përse je i idhënutë, o shpirti em? Edhe përse përzihe përmbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se kam me e lavduruem edhe ma: faqeja e ati ashtë shpëtesë.
Psalmet 42:3-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shpirti im është i etur për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë; kur do të shkoj e të dal para Perëndisë? Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë, teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?». Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi.
Psalmet 42:3-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?". Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë. Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.