Psalmet 40:1-5
Psalmet 40:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me durim e prita ZOTIN, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi. Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi. Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në ZOTIN do të besojnë. Lum njeriu që ka besim te ZOTI, që nuk kthehet drejt atyre që mburren e drejt atyre që jepen pas gënjeshtrës.
Psalmet 40:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Tue pritunë prita Zotinë, edhe u ul tek unë, e ndëgjoi klithmënë t’eme. Edhe me nxuer prei gropësë mundimit, prei baltësë ndytë, edhe qindroi kambët’ e mia mbi gurë, ndreqi hapat’ e mia. Edhe vuni ndë gojët t’eme kankë të re, lavdurim për Perëndinë t’onë; shumë vetë kanë me pamë, edhe kanë me u frikuem, edhe kanë me shpëryem mbë Zotinë. Lum ai njeri qi ka vumë shpëresën’ e vet mbë Zotinë, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata qi përvarenë mbë rrena. Shumë janë mërekullit’ e tua, qi bane ti, o Zot Perëndia em, edhe askush s’mundetë me vumë me rrieshtë mendimet’ e tuqi ke për ne; ndë doishiem me i rrëfyem, e me folunë për ato, kapërcejënë qishdo numërë.
Psalmet 40:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxori jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia. Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit. Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës. O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t'i shpallja dhe t'i tregoja, do të ishin tepër për t'i radhitur.