Psalmet 4:6-8
Psalmet 4:6-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Shumë vetë thonë: Kush ka me na diftuem të mirënë? Ngre nalt mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot. Dhe gëzim ndë zemëret t’eme, ma tepërë se kur shumohetë gruni i atyneve edhe ven’ e atyneve. Ndë paqtim edhe kam me ranë, edhe kam me fjetunë, sepse ti vetëmë, o Zot, më ban të rri ndë siguri.
Psalmet 4:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kushtoni flijime drejtësie e kini besim te ZOTI. Shumë thonë: «Kush do të na e tregojë të mirën? Ndriçoje mbi ne, o ZOT, dritën e fytyrës sate». Shumë e gëzove zemrën time, më shumë se ata që marrin grurë e musht me shumicë.
Psalmet 4:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne. Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndiejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë. Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.