Psalmet 30:5-12
Psalmet 30:5-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këndojini ZOTIT, ju besnikët e tij, përlëvdoni kujtimin e shenjtërisë së tij. Zemërimi i tij zgjat veç një çast, por përkrahja e tij, tërë jetën. Mbrëmja edhe vjen me lot, por mëngjesi, plot hare. Kur jetoja në begati, thosha: «Nuk do të tronditem kurrë». Ti, o ZOT, më përkrahe e më bëre të fortë si malin, por kur fshehe fytyrën, më zunë drithërimat. Ty të thërras, o ZOT, Zotit tim i kërkoj mëshirë. Ç'dobi do të kishe nga gjaku im, nga zbritja ime në varr? Mos do të të përlëvdojë gjë balta? Apo mos do ta shpallë ajo të vërtetën tënde? Dëgjomë, o ZOT, e mëshiromë! O ZOT, bëhu ndihmëtari im. Vajtimin në valle ma ktheve, grathoren e zisë ma hoqe e me hare më ngjeshe
Psalmet 30:5-12 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Sepse zemërimi ati mba vetëmë nji grime herë, por ashtë jetë ndë dashunim t’ati; ndë mbramiet mund të vijë të qjamë, por ndë mëngjes bahetë gëzim. Por unë thashë ndë mbarësit t’eme: S’kam me u tundunë për gjithë jetënë. O Zot, me anë të dashunimit tand i dhe fuqi malit t’em. Këtheve mbënjanë faqenë tande, edhe u përzishë. Te ti thërrita, o Zot, edhe iu luta Zotit. Ç’ të mirë bahetë ndë gjakt t’em, ndë sdrypsha ndë gropë? Mos ka me të lavduruem pluhuni? A ka me diftuem të vërtetënë tande? Ndëgjo o Zot, edhe përdëlle-më, o Zot, bahu ndifmësi em. Këtheve të qjamitë t’em ndë gas, grise thesinë t’em, edhe më ngjeshe gëzim, qi të psalli për tyi lavdia eme, edhe të mos pushojë. O Zot Perëndia em, kam me të lavduruem për gjithë jetënë.
Psalmet 30:5-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse zemërimi i tij mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi. Kur kisha bollëk thosha: "Unë nuk do të prekem kurrë". O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur. Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit, duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde? Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime". Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.