Psalmet 25:14-16
Psalmet 25:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i këshillon ata që e druajnë, ua bën të ditur besëlidhjen e tij. Sytë i kam përherë drejt ZOTIT, ai do të m'i çlirojë këmbët prej lakut. Kthehu nga unë e mëshiromë, se i vetmuar jam e i mjerë.
Ndaje
Lexo Psalmet 25Psalmet 25:14-16 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Të mpëshefunit’ e Zotit asht’ e atyneve qi e kanë frikë, edhe dhiata e vet do të diftohetë tek ata. Syt’ e mi janë kurdo te Zoti, se ai ka me më nxierrë kambëtë prei kurthit. Shtierë sytë mbi mue, edhe përdëlle-më, se jam i vetëm’ edhe i vobek.
Ndaje
Lexo Psalmet 25Psalmet 25:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij. Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta. Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
Ndaje
Lexo Psalmet 25