Psalmet 23:1-4
Psalmet 23:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zoti ashtë bariu em: s’ka me më menguem gja. Më vuni me ndenjunë ndë kullota të ngjoma, më hoqi udhënë nd’ ujëna të praituni. Më pruni shpirtinë ndë vend, më hoqi udhënë ndëpër rruga dreitënie, për punë t’emënit vet. Ndë ecësha edhe ndë gropësinë të hiesë vdekësë, s’do të kem frikë për ndonji të keqe, se ti je bashkë me mue; shkopi yt edhe purteka jote, ato më ngushullojënë.
Psalmet 23:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI është bariu im, asgjë s'më mungon. Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin, shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij. Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s'tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.
Psalmet 23:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.