Psalmet 19:7-13
Psalmet 19:7-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush. I përsosur është ligji i ZOTIT, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e ZOTIT, të thjeshtit i jep urti. Porositë e ZOTIT janë të drejta, zemrën e gëzojnë, urdhërimet e ZOTIT janë të pastra, syve u japin dritë. E pastër është droja e ZOTIT, mbetet në amshim, të vërteta janë gjykimet e ZOTIT, të gjitha të drejta. Më të dëshirueshme janë se ari, se ari i kulluar mirë, më të ëmbla se mjalti, se mjalti që rrjedh nga hojet. Prej tyre mëson edhe shërbëtori yt, kush i zbaton merr shpërblim të madh. Kush mund t'i kuptojë fajet? Prej fajeve të fshehta pastromë.
Psalmet 19:7-13 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ligja e Zotit asht’ e këthiellëtë, qi këthen shpirt, dëshmia e Zotit asht’ e besueme, qi ban të mençim të mituninë; urdhënimet’ e Zotit janë të dreitë, qi gëzojënë zemrënë; porosia e Zotit asht’ e ndriçime, qi ndrit sytë, frik’ e Zotit asht’ e këthiellëtë, qi mbet ndë jetë të jetësë; gjyqet’ e Zotit janë të vërtetë, edhe të dreitë kreit; janë ma të dëshërueshim se ari, por edhe ma tepërë se ar’ i kullutë, edhe ma t’ambëlë se mialta, edhe pikat’ e hojit. Shërbëtori yt këshillohetë fort tepërë me anë t’atyneve; ndë të rueitunit t’atyneve ashtë shumë shpagim. Kush kupëton fajetë? Qiro-më prei së mpësheftavet punë, edhe ruei shërbëtorinë tand prei madhështiash; le të mos zotënojënë mbi mue, atëherë kam me dalë faqe-bardhë, edhe kam me u qiruem prej fajit math.
Psalmet 19:7-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë. Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta; janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë. Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh. Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.