Psalmet 19:1-4
Psalmet 19:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Qijetë tregojënë lavdinë e Perëndisë, edhe qindresa difton punën’ e duervet ati. Dita i flet fjalë ditësë, edhe nata i difton mend natësë. Nukë janë ligjërata, as fjalë, qi të mos u ndëgjohetë zani. Zani i atyneve duel’ mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’ e atyneve votnë der mbë kantet të botësë. Ndër ata vuni tendë për diellinë.
Psalmet 19:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë, kubeja qiellore kumton veprën e duarve të tij. Dita i çon fjalë ditës, nata i bën me dije natës. Nuk bëzajnë, nuk nxjerrin fjalë, as që u dëgjohet zëri.
Psalmet 19:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejt Perëndia ka vënë një çadër për diellin