Psalmet 18:32-36
Psalmet 18:32-36 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Perëndia asht’ ai qi më ngjesh fuqi, edhe ban të qirutë udhënë t’eme. Ban kambët’ e mia porsi të drenavet, edhe më qindron mbi vende të naltë. Mëson duert’ e mia ndë luftë, edhe bani krahat’ e mi hark të ramtë. Edhe më dhe mburonjën’ e shpëtimit tand, edhe e diathta jote më ndimoi, edhe të mirëtë t’at më rriti. Sgjanove hapat’ e mia përposh meje, edhe kambët’ e mia nuk’ u tuntnë.
Psalmet 18:32-36 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush tjetër është Perëndi veç ZOTIT? Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë? Perëndia që më dha forcë e ma bëri udhën të përsosur. Këmbët m'i bëri të shpejta si të drerit, në vende të larta më vuri të qëndroj. Duart m'i mësoi për betejë, që krahët e mi të ndejnë hark bronzi. Më dhe mburojën e shpëtimit tënd, e djathta jote m'u bë krah, mirësia jote më madhëroi.
Psalmet 18:32-36 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur. Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta; ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri. Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh. Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.