Psalmet 18:28-30
Psalmet 18:28-30 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Se ti ke me ndriçuem kandilinë t’em, Zoti Perëndia em ka me ndriçuem errësinënë t’eme. Se me anë tande kam me thyem ushtëri, edhe me anë të Perëndisë t’em kam me kapërcyem murë. Udh e Perëndisë asht’ e qirutë, fjal’ e Zotit asht’ e shprovueme, ashtë mburonja e gjith’ atyneve qi shpërejënë mb’atë.
Psalmet 18:28-30 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Popullin e përvuajtur e shpëton, por sytë e krenarëve i ul poshtë. O ZOT, ti i jep dritë llambës sime, Perëndia im ma ndriçon errësirën. Me ty do t'i sulmoj çetat plaçkitëse, me Perëndinë tim do t'i kapërcej muret.
Psalmet 18:28-30 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time, sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur. Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.