Psalmet 18:1-3
Psalmet 18:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me të dashun’, o Zot, fuqia eme. Zoti ashtë guri em, edhe kasteli em, edhe shpëtimtari em; Perëndia em, shkrepi em; mb’atë kam me shpëryem; mburonja eme, edhe brini i shpëtimit t’em, edhe pyrgu em i nalti. Kam me thirrunë mbë Zotinë, qi ashtë për të lavduem, edhe kam me shpëtuem prei anëmiqvet mi.
Psalmet 18:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të dua, o ZOT, fuqia ime. ZOTI është shkëmbi im, fortesa ime dhe çliruesi im, është Perëndia im, është shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime.
Psalmet 18:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Të dua, o Zot, forca ime. Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë. Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.