Psalmet 17:6-8
Psalmet 17:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ty po të thërras, përgjigjmu, o Perëndi! Ktheje veshin nga unë e dëgjoji fjalët e mia! Tregomë mirësinë tënde madhështore, ti që prej kundërshtarëve shpëton ata që tek e djathta jote shpresojnë. Ruajmë si beben e syrit, mbulomë nën hijen e krahëve të tu
Psalmet 17:6-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Unë thirra mbë tyi, se ke me më ndëgjuem, o Perëndi; ul’ veshinë tand tek unë, edhe ndëgjo fjalët e mia. Ban të mërekullueshim përdëllimet’ e tu, ti qi shpëton ata qi shpërejënë mbë tyi prei atyneve qi janë ngritunë mbë kambë kundrë së diathtësë s’ate. Ruei-më porsi dritën’ e synit, mbëlo-më ndënë hiet të fletëvet tua
Psalmet 17:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia. Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje. Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu