Psalmet 16:5-11
Psalmet 16:5-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zoti ashtë piesa e anës’ eme, edhe e potirit t’em, ti ruen shortënë t’eme. Shkurtatë më ranë në vende fort të mirë, sepse trashigimi em ashtë fort i mirë. Kam me bekuem Zotinë, qi më këshilloi, por edhe ndë kohë të natësë më mësojënë veshnjet’ e mia. Kishiem ndër sy Zotinë përherë, se ashtë prei së diathtash mia, qi të mos tundem. Përandai u gëzue zemëra eme, edhe u gazmue gjuha eme, por edhe mishi em ka me u praitunë mbë shpëresë. Se s’ke me lanë shpirtinë t’em ndë vorr, as s’ke me lanë të dreitinë tand të shofi prishëje. Më diftove udhën’ e jetësë, faqeja jote ashtë plot me gëzim: gazmend ashtë kurdo ndë të diathtët tande.
Psalmet 16:5-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, trashëgimia ime dhe kupa ime, fati im është në dorën tënde. Më ranë për pjesë toka të mira, e mrekullueshme është trashëgimia ime. Do ta bekoj ZOTIN që më këshillon; edhe natën zemra më mëson. ZOTIN e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë. Ndaj gëzohet zemra ime, qenia ime ngazëllen e trupi im pushon i qetë. Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë, dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë. Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.
Psalmet 16:5-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short. Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë. Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën. Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi. Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri, sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin. Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.