Psalmet 15:1-3
Psalmet 15:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zot, kush ka me ndenjunë ndë tendët tande? A kush ka me ndenjunë ndë malt të shenjtënisë s’ate? Ai qi ecën dreitë, edhe punon dreitëni, edhe flet të vërtetënë ndë zemërë të vet. I cilli nukë përflet me gjuhë të vet, as nuk’ i ban keq fëqinjësë vet, as nukë pret shpërderim për të afërmin’ e vet.
Psalmet 15:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush mund të rrijë në tendën tënde, o ZOT? Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë? Ai që bën jetë të përsosur, që vepron me drejtësi e thotë të vërtetën me gjithë zemër, ai që nuk trillon me gjuhë, që nuk i bën keq shokut të vet e tjetrin nuk e njollos
Psalmet 15:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë? Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër, që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.